Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Protesta e fermerëve, bllokohet qarkullimi në aksin Kakavijë-Janinë
Policia Kufitare Kakavijë, ka njoftuar se edhe këtë të martë do të ketë bllokim të qarkullimit të mjeteve për shkak të protestës së fermerëve në Greqi. Aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në fshatin Kallpaq, do të jetë i bllokuar nga ora 16:00 deri në orën 21:00 (me orën greke) Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. NJOFTIMI Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 16:00 deri në orën 21:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në fshatin Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca...