Shehu: Nga kalorës i drejtësisë, pas zgjedhjeve Rama e lëshoi kalin, SPAK ‘përbindëshi’ që krijoi vetë

Shehu: Nga kalorës i drejtësisë, pas zgjedhjeve Rama e lëshoi kalin, SPAK ‘përbindëshi’ që krijoi vetë

Skena politike dhe ajo e drejtësisë në vend ndodhen përballë një “stres testi” të fortë, ku në epiqendër të presionit është vendosur Gjykata Kushtetuese.Gazetarja Jonida Shehu theksoi se ky test shihet si një moment vendimtar, pas të cilit do të kuptohet nëse politika ka nxjerrë mësime nga e kaluara, duke hequr dorë nga praktikat e mëparshme të qeverisjes, siç janë tenderat apo investimet strategjike të vendosura sipas një vizioni të ngushtë politik.Një zhvillim i veçantë në këtë dinamikë është ndryshimi i pozicionit të qeverisë. Kryeministri Rama dhe zëvendëskryeministrja duket se kanë bërë një lëvizje strategjike të papritur. Nga roli i “kalorësit të drejtësisë”, një imazh i kultivuar sidomos para zgjedhjeve, ata tashmë janë pozicionuar në mbrojtje.Ajo që dikur ishte një reformë e promovuar me forcë,...