Landfillet e fshehura në Britani dhe Europë rrezikojnë të ndotin ujërat e pijshëm

Landfillet e fshehura në Britani dhe Europë rrezikojnë të ndotin ujërat e pijshëm

Mijëra landfill-e në Britani dhe Europë ndodhen në fusha të përmbytshme, duke rrezikuar që mbeturinat toksike të kontaminojnë ujin e pijshëm, lumenjtë, tokat dhe ekosistemet. Kjo u zbulua nga harta e parë e përbashkët e kontinentit mbi landfill-et, realizuar nga The Guardian, Watershed Investigations dhe Investigate Europe. Ndikimi i ndryshimeve klimatike Patrick Byrne nga Universiteti Liverpool John Moores thotë “me përmbytje dhe erozion që ndodhin më shpesh dhe më të forta për shkak të ndryshimeve klimatike, rreziku që mbeturinat të shpërndahen në mjedis është shumë i lartë”. Kjo përfshin mbeturina fizike si plastika dhe materiale ndërtimi, por edhe kimikate të rrezikshme si PFAS (kimikate të quajtura ‘të përjetshme’) dhe PCB (poliklorobifenile). Kate Spencer, profesoreshë e gjeokimikës mjedisore në Queen Mary University, tregon se landfillet bregdetare që po...