“Mafiozë, jepni dorëheqjen”, dhjetëra mijëra njerëz mbushin rrugët e Sofjes, tronditet qeveria

“Mafiozë, jepni dorëheqjen”, dhjetëra mijëra njerëz mbushin rrugët e Sofjes, tronditet qeveria

Dhjetëra mijëra protestues mbushën rrugët e Sofjes dhe më shumë se një duzinë qytetesh në Bullgari mbrëmjen e djeshme, duke mbajtur një nga marshimet më të mëdha të viteve të fundit dhe duke kërkuar tërheqjen e buxhetit të ri dhe dorëheqjen e qeverisë. Në qendër të Sofjes, sheshi i madh përpara ndërtesës së Asamblesë Kombëtare ishte i mbushur me qytetarë që mbanin nw duar slogane dhe flamuj bullgarë e evropianë. Sipas agjencisë bullgare të lajmeve BTA, organizatorët vlerësuan pjesëmarrjen në rreth 50,000 njerëz. Protestuesit brohoritën “Dorëheqje!” dhe projektuan fjalët “Dorëheqje” dhe “Mafia” në ndërtesat qeveritare. Po ashtu dy pankarta të mëdha shkruanin përkatësisht “Gjenerata Z po vjen” dhe “Bullgaria e Re pa mafien”. Protestuesit po kërkojnë që qeveria të përmbushë premtimin e saj për të tërhequr buxhetin e vitit 2026, i cili...