(FOTO+VIDEO) Projekti i ri i FSHF drejt finalizimit, klubi i kampionatit shqiptar do të bëhet me shtëpi gati të re

(FOTO+VIDEO) Projekti i ri i FSHF drejt finalizimit, klubi i kampionatit shqiptar do të bëhet me shtëpi gati të re

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Vorë, Blerim Shera, inspektuan nga afër ecurinë e punimeve në stadiumin e Vorës, i mbyllur prej kohësh teksa po ndërtohet tribuna e re qendrore dhe po kryhen ndërhyrje të rëndësishme infrastrukturore.   Gjatë vizitës, Duka u shpreh i kënaqur me ritmet e punimeve dhe theksoi rëndësinë e këtij investimi të përbashkët mes FSHF-së dhe Bashkisë Vorë. “Ky projekt, që në fillim dukej që ishte një projekt shumë i mirë. Është një projekt që nuk ka filluar sot, por ka filluar me kohë, që me fushën që kemi investuar bashkë me Bashkinë e Vorës, me dy tribunat e tjera. Por realisht, tribuna e sotme dhe me të gjithë ambientet që duhen për një...