Gara për Avokatin e Popullit, Balla: Do votojmë atë kandidat që ka marrë firmat e opozitës

Gara për Avokatin e Popullit, Balla: Do votojmë atë kandidat që ka marrë firmat e opozitës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga Kryesia e Kuvendit, në një prononcim për gazetarët, foli për kandidaturat e Avokatit të Popullit. Balla u shpreh se mazhoranca do të shohë me kujdes kandidaturat dhe se do të mbështesë një prej tyre. “Ne nuk do mbështesim një kandidat, por do të vlerësojmë kandidaturat, që janë mbështetur me firma nga ana e opozitës. Janë disa kandidatura, që janë mbështetur nga opozita. Ne do shohim kandidaturat që janë propozuar nga opozita dhe do të komunikojmë, se cilën kandidaturë do ta mbështesim. Ne do të shprehemi për kandidaturat, kur të mbyllet afati. Nuk i kam parë ende të gjitha kandidaturat. Pasi Komisioni për Çështjen Ligjore, të shohë kandidaturat, të shikojë nëse plotëson kushtet dhe do komunikojmë....