Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Vendimi i GJKKO për Ballukun, Balla: Gjykata s’e ka kompetencën që të pezullojë një ministër
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla komentoi në një komunikim me mediat nga Kryesia e Kuvendit vendimin e Gjykatës së Posaçme për të pezulluar nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku. Balla u shpreh se është në një linjë me kryeministrin për faktin se gjykata nuk mund të pezullojë një ministre. “Kuvendi i Shqipërisë është autoriteti i vetëm që bën ligjin në Shqipëri, s’ka autoritet tjetër, mos krijoni lidhje që nuk ekzistojnë. Kuvendi i di detyrat e veta që ka në kudër të këtij procesi. Përmbushja e detyrave të shtëpisë nga Shqipërisë për BE lidhet me legjislacionin. E kam ndjekur këtë gjë në Kroaci në 2009-ën. Nuk po shpikim diçka, por janë disa detyra që duhet t’i bëjë vendi ynë. Janë gjëra që duhet...