Maxhun Osmanaj: Kur më viziton nana pasdarke

Maxhun Osmanaj: Kur më viziton nana pasdarke

Nana, shpesh s’më lë vetëmSi në heshtje pa zhurmë më vjen pasdarkeUlur në stolin e kujtimeveRrimë deri vonë përmallshëmTjerrim kohën, vitet, varfërinë…Dhe bukurinë e jetës që e deshëmIa marr pak kohë për këshillaS’priton për asgjë për ndihmëEdhe pse e lodhur me supe të kërrusuraAjo thur çorapë t’fëmijërisë për muaDhe çantën e shkollës fillore-“Kryej detyrat e shkollës, djali jem!Se të dënon mësuesjaRritu, banu djalë i mirë!Dhe nesër burrë i ndershëmSe unë po shkoj të flej shlirshëmTi rri edhe pak, kryej do detyraSe nëse nuk i mbaronTë dënon nesër jeta, koha…Ne do të takohemi përsëri…”Desha t’i kthej përgjigje zërit dhe fytyrësNana ime kishte ikur fshehtas pa zhurmëMe një buzëqeshje plot dritëNuk di kur shkova n’gjumëMalli m’i kishte mbyllur të dy sytë. ObserverKult Lexo edhe: MAXHUN OSMANAJ: PISHËN,...