Emil Lafe: Me rastin e Ditës së Gjuhës Shqipe

Emil Lafe: Me rastin e Ditës së Gjuhës Shqipe

Genc Leka Genc Leka: 23 mars 1941 – 17 korrik 1977Genc Leka – një pasion për gjuhën shqipe i vrarë mizorishtDuke rilexuar librin Genc Leka, Vepra. Botimet “Almera”. Tiranë, 2009, 558 f. Nga Emil Lafe Njeriu dhe koha Nuk e kam njohur kurrë nga afër Genc Lekën, por emrin ia kisha dëgjuar si një nga bashkëpunëtorët më të zellshëm e më premtues të Institutit të Historisë e të Gjuhësisë, i cili në vitin 1972 u nda në dy institute të veçanta: Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë dhe Instituti i Historisë. Këto dy institute kanë pasur një aktiv të gjerë bashkëpunëtorësh, që gjurmonin, mblidhnin e studionin fjalët e shprehjet popullore, doket e zakonet në krahinat e ndryshme letërsinë gojore, elemente të kulturës shpirtërore, e materiale...