Kalimi ose jo i dosjes për gjykim, shtyhet seanca në GJKKO për kryebashkiakun Veliaj, ja kur pritet të mbahet e radhës

Kalimi ose jo i dosjes për gjykim, shtyhet seanca në GJKKO për kryebashkiakun Veliaj, ja kur pritet të mbahet e radhës

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të marrë kohë që të njohë aktet e dosjes. Në bazë të vendimit të gjykatës, seanca ndaj Veliajt do të zhvillohet të premten në orën 09:00. Në një seancë të mëparshme, avokatët e kryebashkiakut kishin kërkuar që ai të ketë mundësi të shqyrtojë të gjitha materialet e SPAK-ut gjatë qëndrimit në paraburgim. Gjithashtu, gjatë javës së kaluar, avokatët e Veliajt depozituan një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e masës “arrest me burg”, duke argumentuar se kjo është e papajtueshme me Kushtetutën. Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë. Vendimi i Kushtetueses ka ardhur pasi, Erion Veliaj...