Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Zbardhet vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan, identifikohen autorët, reagon policia
Zbardhet vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, i njohur edhe si Edmond Hyka. Policia njofton se janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy shtetas të dyshuar si autorë të vrasjes, ndërsa është vënë në pranga një nga bashkëpunëtorët. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Strike”, u arrestuan shtetasit Xhino Ago dhe Kujtim Pisha, si edhe u shpallën në kërkim Marselo Arani dhe Armando Kola. Në pranga u vu edhe 52-vjeçari, për “Moskallëzim krimi”, pasi nuk ka dhënë informacion (roja i karburantit). Gjatë veprimeve hetimore u gjet i djegur automjeti i përdorur nga autorët dhe arma e zjarrit e përdorur në ngjarje. Gjithashtu, u sekuestruan dokumenta shitblerjeje automjeti, 3 celularë dhe 2 DVR. Njoftimi i Policisë Si rezultat i një pune intensive hetimore të...