Vrasja e Mondi Mëhallës, njëri nga autorët i dënuar për prostitucion në Itali, në qershor iu sekuestruan 14 pasuri

Vrasja e Mondi Mëhallës, njëri nga autorët i dënuar për prostitucion në Itali, në qershor iu sekuestruan 14 pasuri

Marselo Arani, i shpallur në kërkim nga policia si një nga autorët e vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, është një emër i njohur për autoritetet. 32 vjeçari ishte në arrest shtëpie për pastrim parash, ndërkohë që në muajin qershor, Prokuroriae Elbasanit  i sekuestroi 14 pasuri në pronësi të tij. Arani rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë në Itali, për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit. Gjatë hetimeve është provoar se ai ka kryer veprimtari kriminale në territorin italian.