Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel
Belinda Balluku ka ankimuar vendimin e GJKKO për masën e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. Ndërkohë ditën e sotme (2 Dhjetor), Gjykata Kushtetuese do të mblidhet për të shqyrtuar ankimimin e qeverisë për pezullimin e saj nga detyra. Gjykata e Posaçme gjithashtu i sekuestroi pasaportën, duke i ndaluar të drejtën për të dalë jashtë vendit. Ajo është marrë pandehur për procedurat në tenderin e tunelit të Llogorasë dhe është nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe. Në të dy rastet dyshohet se fituesi është paracaktuar. Prokuroria e posaçme ka bërë të ditur se po heton dhe një sërë procedurash të tjera prokurimi.