Spiropali kujton Ibrahim Rugovën me rastin e datëlindjes së tij: Ishte misionar që nuk udhëhiqej nga turmat

Spiropali kujton Ibrahim Rugovën me rastin e datëlindjes së tij: Ishte misionar që nuk udhëhiqej nga turmat

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka kujtuar ditëlindjen e Ibrahim Rugovës, ‘Presidentit historik të Kosovës’. Nëse ai do të ishte ende në jetë, do të festonte 81-vjetorin. E për këtë, Spiropali e ka kujtuar me një postim në rrjetin social, duke e cilësuar Rugovën si prijës politik e shpirtëror misionar. Spiropali shkruan më tej se “Rugova nuk udhëhiqej nga turmat, por ai i udhëhiqe ato nëpër shtigje të panjohura, nga errësira drejt dritës”. Postimi i plotë i Spiropalit: Ibrahim Rugova Ndoshta për shkak të emrit Ibrahim/Abraham, në fëmijëri Ibrahim Rugova më fanepsej si profet. Më vonë konstatova se ky politikan nuk ngjante me askënd. Nuk çirrej, nuk mburrej, nuk denigronte kundështarët, nuk rrihte gjoksin, nuk luftonte të ishte kudo pa arsye....