Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Në arrest shtëpie, drejtori i KESH paraqitet në SPAK, pritet të merret në pyetje
Drejtori i KESH Erald Elezi është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ndaj është është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie”, masë të cilën Elezi e ka ankimuar në Apelin e Posaçëm. Ai do të merret sot në pyetje nga prokurorët e posaçëm. Më 31 tetor, Prokuroria e Posaçme e vuri nën akuzë Belinda Ballukun për tenderin e tunelit të Llogarasë, me vlerë 189 milionë euro. Sipas SPAK, numri dy i qeverisë, bashkëpunoi me pesë zyrtarë dhe anëtarë të vlerësimit të ofertave, të cilët gjithashtu janë marrë të pandehur. Nën akuzë kanë përfunduar kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli dhe ish kreu i të njëjtit insitucion, Evis Berberi bashkë me anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave si dhe drejtorin...