Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Erdhi nga Shqipëria në Belgjikë si piktor”/ Grabiti shtëpinë e ministres belge dhe u largua vetëm me 50 euro, ja sa vite burg rrezikon shqiptari
Një shqiptar, rrezikon të dënohet me një vit burg dhe 1,600 euro gjobë pasi vodhi 50 euro nga shtëpia e ministres belge, Zuhal Demir. Me profesion piktor, ai u paraqit (në mungesë) para gjykatës në Tongeren, Belgjikë, i akuzuar për grabitje në shtëpinë e ministres belge të Arsimit, Drejtësisë dhe Punës, Zuhal Demir. Ngjarja ndodhi më 7 janar 2023, kur i pandehuri hyri përmes një dritareje në banesën e rrethuar të ministres në Genk dhe u largua vetëm me 50 euro të marra nga një kuti kursimesh. Hetimi në vendngjarje zbuloi gjurmë ADN-je në kutinë e kursimeve, të cilat më pas u përputhën me të dhënat e të dyshuarit. Prokuroria belge tha se ADN-ja e tij ishte marrë më herët si i dyshuar në dosje...