Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
81-vjetori i lindjes së Rugovës, Osmani: Trashëgimia e tij, testament për paqen, për shtetin sovran e të integruar
Në 81-vjetorin e lindjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar veprën e tij, duke thënë se ai ishte udhërrëfyes drejt lirisë dhe pavarësisë. “I lindur 81 vjet më parë, arkitekti i pavarësisë, Presidenti historik dr. Ibrahim Rugova ishte zëri i arsyes dhe vendosmërisë në kohë të errëta, si dhe udhërrëfyes drejt lirisë dhe pavarësisë. Me urtësinë, kulturën politike dhe vizionin largpamës, Presidenti Rugova e ngriti çështjen e Kosovës në majat e diplomacisë botërore”. Osmani tha se ai “mbetet frymëzim i përhershëm, simbol i qëndresës dhe i ëndrrës së madhe për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike”. “Trashëgimia e Presidentit është testament për paqen, për shtetin sovran dhe të integruar në familjen euro-atlantike. Lavdi jetës, veprës dhe idealit të Presidentit historik!”....