Gazeta gjermane FAS zbulon dosje tronditëse: Mbi 100 turistë vrasës në ‘Sarajevo Safari’

Gazeta gjermane FAS zbulon dosje tronditëse: Mbi 100 turistë vrasës në ‘Sarajevo Safari’

Gazeta gjermane Frankfurter Sonntagszeitung (FAS) ka publikuar një artikull të gjerë me detaje të reja rreth fenomenit “Sarajevo Safari”, që i referohet pjesëmarrjes së të huajve të pasur në vrasje me snajper të civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës. Artikulli sjell fragmente nga një dosje që italjani Ezio Gavazzeni, gazetar dhe shkrimtar, ka dorëzuar në Prokurorinë e Milanos, si dhe deklarata të dëshmitarëve kyç. Historia nis me dëshmitë e John Jordan, ish-marins amerikan dhe zjarrfikës, i cili në vitin 2007 para Tribunalit të Hagës tha se kishte parë disa herë burra të huaj të shoqëruar nga persona lokalë, të armatosur me pushkë që nuk i përkisnin arsenalit të luftës, por ngjanin me armët e gjuetisë. FAS, siç raporton Vijesti shkruan se atëherë dëshmia u la pas dore dhe fenomeni...