Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Atentati në Elbasan/ Policia jep versionin zyrtar, kap bashkëpunëtorin, 2 autorët e ekzekutimit ende të lirë (EMRAT)
Policia e Elbasanit thotë se ka zbardhur vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla. Dy persona janë vënë në pranga ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Policia nuk ka zbuluar ende motivin e krimit. Syri.TV mëson se në kuadër të operacionit policor të koduar "Strike", u arrestuan shtetasit Xhino Ago dhe Kujtim Pisha, si edhe u shpallën në kërkim shtetasit Marselo Arani dhe Armando Kola. Njoftimi i policise Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 43-vjeçarit. Si rezultat i hetimeve të thelluara e të pandërprera, pas 24 orësh identifikohen dhe shpallen në kërkim dy shtetas të dyshuar si autorë të vrasjes. Vihet në pranga një nga bashkëpunëtorët. Në pranga u vu edhe 52-vjeçari, për “Moskallëzim krimi”, pasi...