Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Dosje 60 mijë faqe/ GJKKO shtyn seancën për Veliajn, kryebashkiaku: Po më denigroni duke më mbyllur në kafaz
erion veliaj, foto ilustruese TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka lënë për herë të dytë qelinë e paraburgimit të Durrësit, pasi ishte i pranishëm në Gjykatën e Posaçme për seancën paraprake, ku pritej të vendosej nëse dosja e tij do të kalonte apo jo për gjykim. Gjatë fjalës së tij në sallën e gjyqit, Veliaj ka deklaruar se i janë shkelur të drejtat, dhe nuk i është dhënë akses për të lexuar dosjen e tij. Për këtë shkak, trupa e Gjykatës së Posaçme ka vendosur që të shtyjë për në datën 5 Dhjetor seancën e radhës, në mënyrë që Veliajt t’i jepej kohë që të njihej me dosjen. Sipas asaj që vetë Veliaj ka deklaruar në sallën e gjyqit, dosja hetimore ndaj tij ka...