Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Rama shton presionin publik ndaj Gjykatës Kushtetuese për çështjen “Balluku”, reagojnë juristët dhe rrëzojnë…
Teksa sot Gjykata Kushtetuese do të mblidhet për çështjen “Balluku”, kryeministri Edi Rama e konsideroi pezullimin e bashkëpunëtores së tij të ngushtë “si precedent unikal dhe të rrezikshëm”, ndërkohë që opozita dhe juristët kundërshtojnë referencat e tij nga Komisioni i Venecias dhe Gjykata e Strasburgut. Ditën e sotme një kolegj prej 3 gjyqtarësh të Gjykatës Kushtetuese do të mblidhet për të marrë në shqyrtim kërkesën e kryeministrit Edi Rama për të shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera”. Por kryeministri Rama pretendon se me vendimin e pezullimit të Ballukut, gjykata ka shkelur kompetencat e tij si kryeministër dhe prej dy ditësh ka rritur...