No Image Available

Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla, shpallen në kërkim dy autorët, njëri prej tyre duhej të ishte në ‘arrest shtëpie’

mondi mehalla ELBASAN- Policia e Elbasanit ka zbardhur vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, duke shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar, njëri prej të cilëve duhet të ishte nën masën e arrestit të shtëpisë. Dy personat e shpallur në kërkim si autorë të dyshuar janë Armando Kola dhe Marselo Arani. Ndërkohë që dy persona janë arrestuar si të përfshirë në këtë ngjarje. Shtetasi Xhino Ago, tashmë i vënë në pranga, dyshohet se iu ka vënë në dispozicion autorëve makinën që u përdor për vrasjen e Mëhallës. Ndërsa në pranga është vënë dhe roja e karburantit Kujtim Pisha, i cili akuzohet për moskallëzim krimi. Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë...