Sot Gjykata Kushtetuese “vulos” fatin e Belinda Ballukut, ja çfarë pritet të ndodhë dhe hapat që do të ndiqen…

Sot Gjykata Kushtetuese “vulos” fatin e Belinda Ballukut, ja çfarë pritet të ndodhë dhe hapat që do të ndiqen…

Një kolegj prej 3 gjyqtarësh të Gjykatës Kushtetuese do të mblidhet sot për të marrë në shqyrtim kërkesën e kryeministrit Edi Rama për të shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zv. kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera”.  Sot do të vendoset nëse rasti Balluku do të kalojë për shqyrtim në themel apo do të rrëzohet. Pritet që më së pari, “Kushtetuesja” të japë një përgjigje kërkesës së Ramës i cili fillimisht do që Belinda Balluku të rikthehet në detyrë dhe pezullimi i saj të rrëzohet.  Në çdo rast, vendimi duhet të jetë unanim. Nëse ka ndarje votash, çështja kalon për shqyrtim në trupën e 8-t gjyqtarëve. Kjo pritet...