Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Drejtori i KESH në arrest shtëpie për dosjen “Balluku”, Erald Elezi paraqitet në SPAK
erald elezi TIRANË- Drejtori i KESH, Erald Elezi, është paraqitur paraditen e sotme në SPAK. Elezi është marrë i pandehur nga SPAK në tetor dhe ndodhet në masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për dosjen "Balluku". Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë me tendera, të njëjtat akuza që rëndojnë mbi Belinda Ballukun dhe kreun aktual të ARRSH-së, Gentjan Gjyli dhe Ervis Berberin. Përveç pezullimit të ministres Belinda Balluku nga ushtrimi i funksioneve publike, Gjykata e Posaçme lëshoi masa sigurie "arrest shtëpie" për Elezin dhe Gjylin. Si Balluku ashtu dhe vartësit e saj, ishin marrë të pandehur më herët nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa masat e reja janë lëshuar nga gjyqtari Erion Çela me kërkesë të prokurorit Dritan Prençi. Belinda Balluku u mor e pandehur nga...