Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Travel and Tour World: Eksploroni Alpet mahnitëse Shqiptare, Boga dhe Qafa e Thorës pikat kryesore për aventura dimërore
Falë reshjeve të para të borës së sezonit, Boga dhe Qafa e Thorës janë kthyer në atraksionet kryesore dimërore si për turistët e huaj ashtu edhe për vendasit, sipas “Travel and Tour World”. Në zemër të Parkut Kombëtar të Alpeve Shqiptare, Boga dhe Qafa e Thorës ofrojnë disa nga pamjet më marramendëse dhe mundësi të shumta aktivitetesh. Bora e bën parkun edhe më tërheqës për adhuruesit e zonave malore dhe turizmit dimëror. Udhëtimi piktoresk prej 16 kilometrasg që lidh Thethin me Qafën e Thorës, Bogën dhe Shkodrën është më i bukur se kurrë – pasi e gjithë rruga është e mbuluar me borë. Rruga që shkon në Theth ofron mrekullitë natyrore të Shqipërisë. Së fundmi, kryeministri Edi Rama postoi në media sociale peizazhe magjepsëse të...