Vodhi 50 € nga ‘derrkuci’ i ministres belge, shqiptari rrezikon burg dhe gjobë

Vodhi 50 € nga ‘derrkuci’ i ministres belge, shqiptari rrezikon burg dhe gjobë

Një shtetas shqiptar rrezikon një vit burg dhe një gjobë prej 1.600 eurosh në Belgjikë, pasi akuzohet për thyerje shtëpie në banesën e ministres flamande, Zuhal Demir, në Genk, më 7 janar 2023. Sipas prokurorisë, ai kishte kaluar mbi rrethim dhe kishte hyrë në shtëpi përmes një dritareje, ku kontrolloi ambientet dhe vodhi 50 euro nga një “derrkuc kursimesh”. Hetuesit e identifikuan përmes gjurmëve të ADN-së të gjetura në vendngjarje. I pandehuri është i njohur nga autoritetet belgë për vepra të ngjashme; më herët kishte kryer vjedhje në janar dhe shkurt 2024, për të cilat ishte dënuar me tre vite burg. Ai njihet gjithashtu nga autoritetet në Gjermani dhe Spanjë. Prokurori i Tongerenit kërkon një dënim prej një viti burg dhe një gjobë prej 1.600...