Sqarimi mes Toney dhe Bia Khalifës pas tensioneve në Prime: “Do të jemi gjithmonë miq”

Sqarimi mes Toney dhe Bia Khalifës pas tensioneve në Prime: “Do të jemi gjithmonë miq”

Pas situatës së krijuar në spektaklin Prime, Toney ka vendosur të sqarojë publikisht raportin e tij me Bia Khalifën, duke i dhënë fund zërave për një afrimitet romantik mes tyre. Ai theksoi se që në fillim e ka parë Bian vetëm si mike dhe se asnjëherë nuk ka pasur qëllim të krijojë një lidhje më shumë se kaq. “Unë kam thënë gjithë shokë, nuk kam dashur të bëj ndonjë gjë,” u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se qëndrimi i tij ka qenë i pandryshuar pavarësisht situatave të ndodhura brenda shtëpisë. Ky sqarim erdhi menjëherë pasi babai i Toney ndërhyri gjatë Prime dhe i kërkoi të birit të largohej nga Bia. Ai e bëri të qartë se familja nuk e miratonte afrimitetin mes tyre, duke...