Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Statuja e Lionel Messit vandalohet brutalisht në Argjentinë: Autoritetet nisin hetimet
Një akt i rëndë vandalizmi ka tronditur Argjentinën dhe botën e futbollit, pasi statuja e Lionel Messit në Buenos Aires u gjet e dëmtuar rëndë në orët e para të së dielës. Monumenti, i vendosur në zonën qendrore të Mar del Plata-s pranë lokalit “El Nuevo Mundial”, ishte prerë brutalisht në pjesën e këmbëve, duke e ndarë figurën në dy pjesë dhe duke lënë bustin të rrëzuar mbi bazament. Ngjarja ka shkaktuar zemërim të madh tek tifozët dhe komuniteti sportiv, të cilët e kanë cilësuar aktin si të turpshëm dhe të pajustifikueshëm. Sipas informacioneve paraprake, vandalizmi ka ndodhur gjatë natës, ndërsa autoritetet kanë nisur menjëherë verifikimet për të zbuluar se kush fshihet pas këtij sulmi të qëllimshëm. Ende nuk ka një pistë të qartë hetimore,...