Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Presidenti Duka inspekton punimet në stadiumin e Vorës: Projekti po shkon drejt përfundimit, dikur dukej ëndërr, sot po bëhet realitet
Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Vorë, Blerim Shera, inspektuan nga afër ecurinë e punimeve në stadiumin e Vorës, ku po ndërtohet tribuna e re qendrore dhe po kryhen ndërhyrje të rëndësishme infrastrukturore. Gjatë vizitës, Presidenti Duka u shpreh i kënaqur me ritmet e punimeve dhe theksoi rëndësinë e këtij investimi të përbashkët mes FSHF-së dhe Bashkisë Vorë. “Ky projekt, që në fillim dukej që ishte një projekt shumë i mirë. Është një projekt që nuk ka filluar sot, por ka filluar me kohë, që me fushën që kemi investuar bashkë me Bashkinë e Vorës, me dy tribunat e tjera. Por realisht, tribuna e sotme dhe me të gjithë ambientet që duhen për një stadium të tillë, është...