Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Veliaj kërkon të studiojë aktet e dosjes me laptop, GJKKO refuzon
Gjatë seancës së sotme Veliaj i ka kërkuar gjykatës t’i krijohet mundësia për të studiuar aktet e dosjes përmes pajisjeve teknologjike. Në të kundërt, sipas tij, të lejohet të shkojë në gjykatë çdo ditë për të studiuar aktet. Kërkesa iu refuzua nga gjykata. Më tej, Veliaj ka kërkuar që në sallën e gjyqit të mos qëndrojë në kafazin e xhamit, pasi, sipas tij, ky është trajtim degradues. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë sot përkohësisht qelitë e paraburgimit të Durrësit. Veliaj është shoqëruar drejt GJKKO në kryeqytet për të qenë i pranishëm në seancën gjyqësore të shqyrtimit paraprak të dosjes ndaj tij dhe të bashkëpandehurve.