Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, policia zbardh krimin. Arrestohen bashkëpunëtori dhe roja i karburantit
Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim dy autorët e vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla. Njoftimi i policisë: Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 43-vjeçarit. Si rezultat i hetimeve të thelluara e të pandërprera, pas 24 orësh identifikohen dhe shpallen në kërkim dy shtetas të dyshuar si autorë të vrasjes. Vihet në pranga një nga bashkëpunëtorët. Në pranga u vu edhe 52-vjeçari, për “Moskallëzim krimi”, pasi nuk ka dhënë informacion (roja i karburantit). Gjatë veprimeve hetimore u gjet i djegur automjeti i përdorur nga autorët dhe arma e zjarrit e përdorur në ngjarje. Gjithashtu, u sekuestruan dokumenta shitblerjeje automjeti, 3 celularë dhe 2 DVR. Si rezultat i një pune intensive hetimore të kryer në kuadër të...