Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Krimineli serb i luftës në Bosnjë i shpëton dënimit, duke luftuar për Rusinë
Novak Stjepanoviç, i dënuar për krime lufte në Serbi, është parë duke luftuar për forcat ruse në Ukrainë. Ai publikoi foto në maj nga Donetsku i pushtuar, i veshur me uniformë të ushtrisë ruse dhe i armatosur. Stjepanoviç ishte shpallur fajtor për vrasje, torturë, dhunim seksual dhe abuzime ndaj civilëve boshnjakë në zonën e Bratunacit në vitin 1992. Në dhjetor 2024 ai u dënua me 10 vite burg, ndërsa Gjykata e Apelit në qershor 2025 e rriti dënimin në 13 vite. Megjithatë, ai kishte braktisur Serbinë, përpara se të jepeshin vendimet përfundimtare. Autoritetet serbe konfirmuan se gjatë procesit, nuk iu ndalua lëvizja jashtë vendit. Viktimat e tij shprehën zhgënjim të thellë dhe humbjen e besimit tek drejtësia. Ndërkohë, Bosnja ka hapur një hetim të ri...