Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Mbi 80 të vrarë në tre muaj! SHBA-të urdhër për një tjetër sulm ndaj anijes në Karaibe
Një komandant i lartë i Marinës amerikane urdhëroi një raund të dytë sulmesh ushtarake mbi një anije të dyshuar për trafikun e drogës nga Venezuela. “Admirali (Frank) Bradley veproi plotësisht brenda autoritetit të tij dhe ligjit”, tha Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavit. Leavitt konfirmoi se Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, autorizoi sulmet, por nuk dha urdhër “për t’i vrarë të gjithë”, siç raportoi Washington Post. Mësohet se sulmi i dytë u krye pasi dy persona i mbijetuan shpërthimit fillestar në anije. Ligjvënës nga të dyja partitë, republikanët dhe demokratët, shprehën shqetësim mbi raportin dhe premtuan rishikime të rasteve në Kongres. “Presidenti (Donald) Trump dhe Sekretari Hegseth kanë bërë të qartë se grupet e caktuara presidenciale si narko-terroriste janë objekt i sulmeve të ligjshme”, theksoi...