Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Askush nuk beson më në fitore”, politologia ruse: Si mund të ndikojë përçarja e elitës te Putin
Politologia ruse Ekaterina Schulmann ka dhënë një intervistë për Il Corriere della Sera duke analizuar situatën e Rusisë. Ajo jeton në Gjermani që prej vitit 2022 pasi është përzënë nga vendi i saj. -A duket lufta e përballueshme për Rusinë apo nuhat tensione? “Asgjë s’është e sigurt, jemi në një skenar me një rezultat të papërcaktuar. Në janar do të arrijmë numrin e gdhendur në mendjet e kujtdo që ka ndjekur një shkollë sovjetike apo ruse: 1418 ditë, sa Lufta e Madhe Patriotike kundër Gjermanisë. Por më pas, dy vite pasi nisi, ishte e qartë se kush po fitonte.” -A po nis pasiguria të peshojë në opinionin e publikut rus? “Ndoshta që në mes të 2023, me marrjen e Bakhmut, lufta s’ka pasur ndonjë përparim...