Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Barcelona nuk heq dorë nga Harry Kane, “9”-shi anglez paska edhe klauzolë dimërore
2 Dhjetor 2025 10:17 Alfred Lleshi Harry Kane (32 vjeç) është një nga sulmuesit që figuron në listën e objektivave të Barcelonës për ta forcuar skuadrën sezonin e ardhshëm. Klubi po kërkon një golashënues të nivelit të lartë për të zëvendësuar Lewandowskin, i cili e përfundon kontratën në fund të sezonit dhe do të mbushë 38 vjeç në gusht. Emri i sulmuesit anglez po fiton terren si kandidat. Një nga faktorët që e bëjnë Kane tërheqës për Barcelonën është mundësia e largimit nga Bayern Munich me një çmim të caktuar. Kontrata e tij skadon më 2027, por ka një klauzolë lirimi që mund të aktivizohet në rast marrëveshjeje me lojtarin. Vlerësohet se klauzola është 65 milionë euro, një shifër e përshtatshme krahasuar me top-sulmuesit aktualë....