Barcelona-Atletico Madridi, supersfida si provë reale për kreun e La Liga-s

Barcelona-Atletico Madridi, supersfida si provë reale për kreun e La Liga-s

La Liga ka vendosur t’i luajë dy ndeshje të javës së 19-të më herët për shkak të Superkupës së Spanjës. Ndeshja kryesore është Barcelona-Atletico Madrid, që do të startojë në orën 21:00. Pas fitores 3-1 ndaj Alavés, katalanasit kanë parakaluar Real Madridin e ndalur nga Girona dhe tani synojnë të mbeten në krye të renditjes. Në “Spotify Camp Nou” vjen Simeone, i cili ka 8 fitore dhe 2 barazime në 10 ndeshjet e fundit të kampionatit, në rast fitoreje mund të ngjitet pranë Flick në krye të renditjes. La Liga në Spanjë po zhvillohet ngjashëm me Serie A: katër ekipe ndahen brenda 3 pikëve, me Barcelonën në vend të parë me 34 pikë dhe Atletico Madridin të katërtin me 31 pikë, duke pasur ndërmjet Realin (33...