Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Lautaro për raportin me Chivu: Marr më shumë përqafime nga trajneri sesa gruaja ime
2 Dhjetor 2025 10:49 Alfred Lleshi “Krítikat? Janë pjesë e lojës, gjithmonë përpiqem të përmirësohem, të jap gëzim për njerëzit e Interit. Mendoj për familjen time dhe bëj më të mirën për ta. Sikurse them gjithmonë, çdo sezoni përpiqemi t’i shkojmë deri në fund, kemi fituar trofe që mungonin prej kohësh. Jam shumë i lumtur”, – tha sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, në margjinat e “Gran Galà del Calcio Aic”. “Jam gjithmonë i fokusuar tek ajo që duhet të bëj në fushë, pastaj ndeshjet mund të zhvillohen ndryshe, por e rëndësishme është që Interi të fitojë. Dy humbjet me Milanin dhe Atletico Madridin na dëmtuan. Në pjesën e dytë me Pisa, – analizon kapiteni zikaltër, – kemi luajtur më mirë, pas golit e kontrolluam ndeshjen...