Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Interi mendon për pasuesin e Sommer, ja kandidati më potencial për portën zikaltër
2 Dhjetor 2025 10:57 Alfred Lleshi Interi po mendon seriozisht për portierin e ri. Pas Sommer, klubi ka identifikuar Guglielmo Vicario, i cili po zhvillon sezonin e tretë në Premier League me Tottenham. Sezoni nuk ka qenë i favorshëm për portierin aktual zikaltër; Sommer ka pasur disa momente të dobëta që kanë ndikuar në performancën e tij, ndërsa Martinez u përfshi në një ngjarje tragjike që ka ndikuar në qetësinë psikologjike. Kjo e bën logjike idenë e të investuarit te Vicario. Ai është një nga portierët më të mirë italianë, pjesë e kombëtares, dhe sipas disa zërave do të ishte i lumtur të kthehej në Itali. Agjenti i tij ka rikthyer komunikimin me Interin, edhe pse konkurrenca në Itali mbetet e fortë. Diskutohej edhe tre...