Ditëlindja e presidentit historik të Kosovës, Spiropali: Ibrahim Rugova, prijës politik e shpirtëror misionar

Ditëlindja e presidentit historik të Kosovës, Spiropali: Ibrahim Rugova, prijës politik e shpirtëror misionar

Ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, ka përkujtuar sot 81-vjetorin e lindjes së presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, duke e cilësuar atë si një prej figurave më të rëndësishme të historisë shqiptare dhe lidershipit paqësor. Spiropali theksoi se Rugova dallonte nga politikanët e tjerë, pasi “nuk çirrej, nuk mburrej dhe nuk denigronte kundërshtarët”. “Ndoshta për shkak të emrit Ibrahim/Abraham, në fëmijëri Ibrahim Rugova më fanepsej si profet. Më vonë konstatova se ky politikan nuk ngjante me askënd. Nuk çirrej, nuk mburrej, nuk denigronte kundërshtarët, nuk rrihte gjoksin, nuk luftonte të ishte kudo pa arsye. Prezenca dhe mungesa e Tij ishin njësoj të rëndësishme. Rugova evokonte Dardaninë, rrënjët e identitetit tonë, atë që kemi qenë, atë që duhet të jemi. Ibrahim Rugova ishte një...