Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Presioni për votën!” BIRN: Si u eksportua sistemi i patronazhimit drejt diasporës në Perëndim
Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, Leonardi* mori një mesazh të papritur nga Shqipëria, por përgjigja ishte gati instiktive. “Më vjen keq, nuk i votoj ata njerëz. Mos ma kërko”! Mesazhi mbërriti në telefonin e tij bashkë me lutjen për të votuar Partinë Socialiste nga kushëriri i tij me origjinë nga Tropoja, punonjës i administratës publike në Tiranë. Por për 50-vjeçarin e larguar prej gati 30 vitesh nga Shqipëria, i cili foli në kushtet e anonimatit për të mos rënduar një konflikt brenda fisit, vota përfaqëson një histori të dhimshme familjare që prek tre breza. Me gjyshin e arratisur pas ngjitjes në pushtet të komunistëve në mesin e viteve ’40 dhe babanë e rritur si “armik i popullit”, Leonardi u largua drejt Belgjikës kur...