Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“Mafiozë, jepni dorëheqjen”/ Dhjetëra mijëra njerëz dalin në rrugët e Bullgarisë kundër qeverisë, kundërshtojnë rritjen e taksave
Dhjetëra mijëra persona mbushën rrugët e Sofjes mbrëmjen e djeshme, në një nga protestat më të mëdha të viteve të fundit. Ata kërkojnë tërheqjen e buxhetit të ri dhe dorëheqjen e anëtarëve të qeverisë. Në qendër të Sofjes, sheshi i madh përpara ndërtesës së Asamblesë Kombëtare ishte i mbushur me qytetarë që mbanin slogane dhe flamuj bullgarë e evropianë. Sipas agjencisë bullgare të lajmeve BTA, organizatorët thanë se në protestë morën pjesë rreth 50 mijë njerëz. Protestuesit brohoritën “Dorëheqje!” dhe projektuan fjalët “Dorëheqje” dhe “Mafia” në ndërtesat qeveritare. Dy pankarta të mëdha shkruanin përkatësisht “Gjenerata Z po vjen” dhe “Bullgaria e Re pa mafien”. 🇧🇬 | Bulgaristan’ın başkenti Sofya’da protestolar yeniden başladı. Göstericiler, tartışmalı yeni bütçe planına ve hükümetin politikalarına karşı tepkilerini sokaklarda dile getiriyor....