Veliaj në GJKKO: Prej nëntë muajsh në këtë kafaz metalik, nuk kam parë asnjë faqe të dosjes

Veliaj në GJKKO: Prej nëntë muajsh në këtë kafaz metalik, nuk kam parë asnjë faqe të dosjes

FJALA E PLOTË Erion Veliaj: E nderuara zonja Gjyqtare. Është hera e parë që paraqitem personalisht në këtë fazë gjyqësore. Dua ta nis duke e bërë të qartë se kjo vonesë nuk ka ardhur kurrë për mungesë respekti ndaj këtij trupi gjykues, as ndaj gjykatës, e aq më pak ndaj drejtësisë. Përkundrazi, pikërisht sepse besoj dhe e respektoj drejtësinë, pikërisht sepse e respektoj rolin e gjykatës dhe standardet që duhet të udhëheqin një proces të drejtë, kam kërkuar pa asnjë ndërprerje, në gjithë këta muaj, drejtësi dhe standarde të larta në zbatimin e saj. Gjatë gjithë këtyre muajve kam kërkuar vetëm të drejta elementare, të drejta që Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ia garanton çdo qytetari pa përjashtim, por që mua, deri më sot, nuk...