Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘Rama frikë nga SHBA-FBI ’/ Ndoka: E ka zënë paniku, s’e ka problem të shesë bashkëpunëtorët!
Kryeministri Edi Rama nuk po vepron nga një pozicion force, por i shtyrë nga një frikë e thellë dhe paranojë që po e çojnë drejt veprimeve kaotike dhe jokushtetuese. I këtij mendimi është kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, teksa i ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv bëri një analizë mbi sjelljen politike të kreut të qeverisë, i cili akuzohet se po e përdor mazhorancën absolute për të kapërcyer çdo kufi institucional. Sipas Ndokës, supermazhorancat shpesh përfundojnë në kaos, dhe qeveria aktuale nuk bën përjashtim, teksa vërehet gjithashtu një tendencë e vazhdueshme e kryeministrit për të shtrirë pushtetin e tij gjithandej, duke shpërfillur Kushtetutën dhe pengesat ligjore, të cilat i percepton si pengesa personale ndaj vullnetit të tij. Kjo sjellje përshkruhet nga Ndoka,...