Greqia në ditën e tretë të protestave: Fermerët dhe blegtorët paralajmërojnë bllokimin e porteve

Greqia në ditën e tretë të protestave: Fermerët dhe blegtorët paralajmërojnë bllokimin e porteve

Greqia është përfshirë nga protesta prej tre ditësh. Edhe këtë të martë është paralajmëruar të mbahet protestë në akset kryesore në Greqi. Fermerët një ditë më parë u përfshinë në përplasje me policinë gjatë tubimit. Ndërkohë sipas mediave greke , fermerët kanë njoftuar se protesta e tyre do të vijojë me bllokimin e porteve. Këtë të martë kësaj revolte do t’i bashkohen edhe blegtorët. LEXO EDHE:  Greva e fermerëve grekë, bllokohet për 5 orë kalimi në aksin Kakavijë-Janinë Duket se edhe në ditët në vijim do të ketë bllokada të tjera në Beoti dhe Evros , ndërsa fermerët po deklarojnë hapur qëllimin e tyre për të vazhduar me bllokadat e porteve dhe doganave.