Seanca/ Zbardhen kërkesat e Erion Veliaj në GJKKO! Ja pretendimet e kryetarit të bashkisë Tiranë

Seanca/ Zbardhen kërkesat e Erion Veliaj në GJKKO! Ja pretendimet e kryetarit të bashkisë Tiranë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili është i pranishëm në seancën paraprake të GJKKO ka parashtruar kërkesat e tij. Me një fjalim të gjatë ai ka kërkuar gjykatës që të vendosë daljen e tij nga kafazi, aty ku rrinë të gjithë të pëndehurit e tjerë që gjykohen nga GJKKO. Veliaj ndodhet në paraburgimim që prej muajit shkurt dhe akuzohet për një sërë veprash penale si pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli. Fjala e Veliajt  E nderuara zonja Gjyqtare, Është hera e parë që paraqitem personalisht në këtë fazë gjyqësore. Dua ta nis duke e bërë të qartë se kjo vonesë nuk ka ardhur kurrë për mungesë respekti ndaj këtij trupi...