Nëntë ditë pa autobusë në Prishtinë, protesta vazhdon

Nëntë ditë pa autobusë në Prishtinë, protesta vazhdon

Punëtorët e transportit publik “trafiku urban” dhe operatorëve privat në Kosovë edhe sot do të bllokojnë rrugën nga Qeveria deri te objekti i Komunës së Prishtinës, në shenjë proteste për borxhin që kjo e fundit ka ndaj tyre. Ata kanë paralajmëruar se protesta do të vazhdojë derisa të alokohen mjetet nga Komuna e Prishtinës. Të enjten më 27 nëntor është mbajtur një seancë e jashtëzakonshme në kuvendin komunal të Prishtinës, ku u votuan transferimi i mjeteve vetjake në vlerë 28 milionë euro. Pritet që Ministria e Financave t’i alokojë paratë nga thesari tek komuna për të vazhduar alokimi i mjeteve për te transporti publik dhe privat. Komuna i detyrohet trafikut urban 2.4 milionë borxh dhe 2 milionë operatorëve të sektorit privat. Nga 24 nëntori, trafiku...