Elira Kokona bën gati letrat për kullën në sheshin pas Pallatit të Kongreseve, ja si po grabiten pasuritë shtetërore…

Elira Kokona bën gati letrat për kullën në sheshin pas Pallatit të Kongreseve, ja si po grabiten pasuritë shtetërore…

Korporata e Investimeve Shqiptare (KIS) ka hapur zyrtarisht garën për partnerin privat që do të marrë nën administrim një nga projektet më të ndjeshme, më strategjike dhe njëkohësisht më të kontestuara të Tiranës: rivitalizimin e Pallatit të Kongreseve dhe ndërtimin e një kulle të re multifunksionale në lulishten pas tij, në truall publik, në një nga zonat më të lakmuara të kryeqytetit. Në dukje, procedura paraqitet si një “kthim i një monumenti kulture në standardet e kohës”. Por në thelb, nën këtë strukturë juridike dhe arkitekturore fshihet një model i pastër i transferimit të pasurisë publike në favor të interesave private, ku qeveria ka sjellë Korporatën e Investimeve Shqiptare (KIS) në rolin e portës së artë për çdo zhvillim në tokë shtetërore. Dhe në krye...