Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Beteja e Ramës për Ballukun, a do të thyhet Kushtetuesja nga presioni i kryeministrit?
Kolegji i Gjykatës Kushtetuese do të mblidhet këtë të martë, 2 dhjetor për të vendosur nëse kërkesa e qeverisë për të shqyrtuar pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, do të pranohet për shqyrtim. Treshja e gjyqtarëve do të vlerësojnë nëse kërkesa plotëson kriteret procedurale dhe kushtetuese për t’u trajtuar nga trupa gjyqësore. ‘Me kërkesë të gjyqtares Marsida Xhaferllari, e cila kishte marrë njoftim për aktet pasditen e datës 26.11.2025 dhe në përputhje me nenin 24 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore, i cili parashikon se gjyqtarët duhet të kenë në dispozicion kërkesën dhe aktet e kërkesës të paktën dy ditë përpara mbledhjes së Kolegjit, u caktua që shqyrtimi i çështjes do të bëhet nga Kolegji ditën e parë të...