Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Erion Veliaj del nga qelia, do të paraqitet në seancën paraprake në GJKKO
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë sot përkohësisht qelitë e paraburgimit të Durrësit. Veliaj është shoqëruar drejt ambienteve të Gjykatës së Posaçme në kryeqytet për të qenë i pranishëm në seancën gjyqësore të shqyrtimit paraprak të dosjes ndaj tij dhe të bashkëpandehurve. Gjykata pritet të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim apo do të rikthehet në SPAK për hetime të mëtejshme. Seanca e kaluar paraprake u shty për shkak se pala mbrojtëse kërkoi kohë që të njihet me aktet e dosjes. Gjatë javës së kaluar, avokatët e Veliajt depozituan një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e masës “arrest me burg”, duke argumentuar se kjo është e papajtueshme me Kushtetutën. Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e...