Alimehmeti: Berishës nuk ia thonë të gjitha, zgjedhjet e brendshme me lista fiktive

Alimehmeti: Berishës nuk ia thonë të gjitha, zgjedhjet e brendshme me lista fiktive

Një ndër njerëzit të PD më të votuar në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, ka folur hapur për situatën brenda PD, ku sipas tij, është vendosur një distancë e thellë midis lidershipit dhe bazës së partisë. Alimehmeti tha se që prej zgjedhjeve të 11 majit, nuk ka pasur takime në bazë dhe këtë shqetësim ia ka ngritur dhe kreut të PD, Sali Berisha i cili ka lajmëruar nisjen e takimeve me bazën, këtë të martë. “Berisha duhet të vendosë më shumë kontakt me strukturat, sepse ka një shtresë tampon që nuk ja përcjell shqetësimet e bazës, ia thonë me koeficentë. Kur shkon ai në bazë e merr më të plotë, por ka njerëz që nuk ja thonë të vërtetat e plota. Gjithë kjo shtresa...